Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBizi

“Ka një hije që më ndjek gjithmonë”, përlotet Arjola Demiri – merr një letër emocionuese nga vajza e saj (VIDEO)

Reklama

Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri sot ka qenë e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku ka folur si për jetën e saj profesionale, ashtu edhe personale.

Në një moment, Arjola edhe është përlotur gjatë emisionit, kur i erdhi një letër nga e bija e saj.

Në letrën e saj, vajza e aktores ka shprehur dashurinë, por edhe falënderimin e saj për të ëmën, përcjell Klankosova.tv.

“Ka një hije që më ndjek gjithmonë, jo nga ato që të trembin, por nga ato që të ruajnë, e njëjta hije që di të hesht kur duhet, di të flas vetëm me sy, ai shikimi që vetëm ne të dyja e kuptojmë”, thuhet ndër të tjera në letrën e saj.

Arjola e prekur nga fjalët e vajzës, ka treguar se sa e mbarë dhe e përkushtuar është ajo.

“E ndjej vlerësimin e saj vazhdimisht, është një fëmijë që meriton shumë”, është shprehur tutje Arjola.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme